Konjufca thotë se do ta rrëzojnë Thaçin me protesta nëse e shkelë kushtetutën (Video)
Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, në Rrokum Roll, duke folur për koalicionin PAN ka thënë se sa i kanë pasë numrat për demarkacionin, po aq i kanë numrat për Qeverinë.
Ai ka thënë se PAN’i nuk i ka numrat.
‘Fjalët e tyre janë vetëm sa me ble me kohë, dhe sa për të bërë presion medial.’
Konjufca ka thënë se PDK është e keqja ma e madhe e vendit.
Ai ka thanë se PDK duhet të shkojë në opozitë dhe se demokracia duhet të lindë në Kosovë.
Derisa ka folur për mandatarin e Qeverisë nga Presidenti Thaçi, Konjufca ka thënë se nëse Hashim Thaçi e shkelë Kushtetutën për mandatin e Qeverisë, kemi me rrëzu me protesta.
https://www.youtube.com/watch?v=9MWv7IsDKco



