A janë ‘shitur’ deputetët e LDK-së? Tregon Armend Zemaj (Video)
Koalicionit PAN i duhen edhe disa vota për formimin e Qeverisë.Ka deklarata se ato janë siguruar nga deputet individual e veçanërisht të koalicionit LAA.
Armend Zemaj nga LDK’ja që ka marr votat e mjaftueshme për tu bërë deputet thotë se subjekti i tij qëndron i palëkundur në raport me PDK’në.
Sa i përket zërave se deputetë të LDK-së mund të votojnë koalicionin PAN, Zemaj tha se kjo është e drejtë e çdo individi.
Zemaj shprehet i bindur se PAN nuk mund të formojë Qeverinë sepse nuk i ka numrat. Dhe kërkon që mundësia sa më shpejt t’i ipet LDK’së dhe Vetëvendosjes.



