Princi Williams arrin në Poloni bashkë me familje (Foto)
Kate Middleton është fotografuar duke mbajtur princeshën Charlotte në krahë, derisa Princi William është parë duke ecur për dore me princin George, pasi kanë arritur në turneun e tyre në Varshavë të Polonisë.
Familja mbretërore u përshëndet nga Presidenti Andrzej Duda dhe Zonja e Parë Agata Kornhauser-Duda në pallatin presidencial në ditën e parë të vizitës së tyre zyrtare, transmeton Klan Kosova.
Zonja e Parë e Polonisë u bë krye-lajm javën e kaluar pasi u shfaq në një video që dukej sikur po përpiqej të shmangej nga një shtrëngim duarsh me Presidentin amerikan Donald Trump, gjatë udhëtimit të tyre në Poloni.






