“Më panë sytë tmerr, s’e keni idenë ç’bëhet në portin e Durrësit”, flet punëtori i krahut

“Më panë sytë tmerr, s’e keni idenë ç’bëhet në portin e Durrësit”, flet punëtori i krahut

Çelësi për transportimin e squfurit në formë të shkrirë është ruajtja e temperaturës në rreth 140 gradë celcius dhe transporti në distanca të shkurtra mund të bëhet në kontejnerë të izoluar mirë.

Përçueshmëria e ulët termike e squfurit minimizon humbjen e nxehtësisë dhe e ndihmon atë të mbajë ngrohjen në mënyrë që të mos ngurtësohet. Gjatë distancave më të gjata, kërkohet një sistem ngrohjeje për të ruajtur squfurit në gjendje të lëngët. Sa i takon atij në gjendje të ngurtë, gjithashtu duhet të ruhet në konteinerë të posaçëm dhe të mirë-izoluar, ku të sigurohet një temperaturë. konstante, për shkak të rrezikshmërisë së kësaj lënde për njerëzit dhe ambientin.

Mirëpo, duket se çudia po ndodh këto ditët e fundit në qytetin e Durrësit dhe më konkretisht në portin e këtij qyteti.

Disa pamje shqetësuese kanë ardhur në redaksinë e JOQ.al, të cilat tregojnë se si transportohet kjo lëndë kaq e rrezikshme.

Madje, qytetari që ka sjellë pamjet bën me dije se kjo gjë ndodh çdo ditë dhe rrezikon seriozisht jetën e gjithë banorëve të qytetit.

“Jam punëtor krahu këtu në portin e Durrësit. Punoj me anijet. Kur mbërrita këtu në port më panë tmerr sytë. Squfuri shkarkohej rifuxho në tokë, pa asnjë masë sigurie. Po të bjerë shi e të fryjë erë, ku shkon pluhuri i squfurit? E dini se po na helmojnë për së gjalli ne durrsakëve? Bëji publike! Na ndihmoni ju të paktën se po vdesim përditë e s’po marrim vesh çfarë kemi”, – thotë qytetari.

Shpërndaje në: