Pse e vizitoi Ramush Haradinaj familjen Rugova? (Foto)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëpunëtorë ka qëndruar sot në shtëpinë e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ndërkaq, në pyetjen nëse kanë nënshkruar marrëveshje me Teuta Rugovën, Haradinaj nuk ka folur.
Gjithsesi zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj u ka thënë mediave se do të njoftohen më vonë në lidhje me këtë.
Ndërkohë, mediat më herët kanë raportuar se ai aty ka bërë arritjen e një marrëveshje me të bijën e ish-presidentit, deputete e Kuvendit të Kosovës, Teuta Rugovën.
Me anë të kësaj marrëveshje pritet që Teuta Rugova të mbështesë formimin e institucioneve në Kosovë, duke përfshirë edhe votimin e Haradinajt për kryeministër.
Ndryshe, në zgjedhjet e 11 qershorit, PAN edhe pse doli subjekti i parë politik, arriti që t’i marrë vetëm 39 vota, derisa VV doli e dyta, e pasuar nga Koalicioni LAA.




