Detaje të reja: Adoleshentes që vdiq në Ksamil, i gjenden plagë në kokë e trup

Detaje të reja: Adoleshentes që vdiq në Ksamil, i gjenden plagë në kokë e trup

Dalin të tjera detaje për adoleshenten ruse qe u gjet e vdekur ne afersi te tre ishujve ne Ksamil. Sipas te dhenave nga mjeket, vajzes 16-vjecare i jane konstatuar dy plage, nje ne koke dhe nje ne trup.

“Panorama” rapoton se burime nga spitali ku u dergua trupi i vajzes ruse, thone se asaj i jane konstatuar dy plage, nje ne koke dhe nje tjeter ne trup. Hetimet e policise tashme jane perqendruar ne dy pista, goditje nga ndoje motor uji dhe nese mund te jete goditur ne ndonje shkemb. Ngjarja ka ndodhur ne 3 ishujt e Ksamilit, në rrethana që ende presin të saktësohen nga policia.

 

Shpërndaje në: