‘’Ata që e sollën KEK-un në këtë gjendje, të përballen me drejtësinë’’
Përballje me drejtësinë është kërkuar për të gjithë ata që janë fajtorë për gjendjen e krijuar në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Përfaqësues të Sindikatës së Re të kësaj Korporate (SR-KEK), kanë thënë se për përballjen eventuale të vendit me terrin energjetik, fajtorë janë KEK-u, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Obiliqit për mosmarrjen e masave me kohë rreth kësaj çështjeje, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari Rafet Osmani ka thënë se si Sindikatë i kishin njoftuar të gjitha institucionet e vendit për rrezikun që e pret vendin për shkak të harxhimit të rezervave të fundit të thëngjillit në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut thotë se për shkak të kësaj gjendjeje mund të mbesin pa punë 4.800 punëtorët e kësaj Korporate.



