Publikohen pamje nga momenti kur u rrah reperi Fero (Video)

Publikohen pamje nga momenti kur u rrah reperi Fero (Video)

 

Reperi i njohur Fero është rrahur  nga katër persona gjatë daljes nga një qendër tregtare.

Një veturë ishte ndalur para Feros dhe një personi që po e shoqëronte duke e tallur dhe ofenduar.

Më pas gjithçka ka vazhduar në konfrontim fizik, ku katër persona kanë grushtuar reperin.

Videoja e publikuar së fundmi nga Insajderi shfaq momentin kur personat kanë sulmuar Feron.

I njëjti më pas ka publikuar një video në Instagram, ku e ka konfirmuar lajmin e rrahjes, teksa ka thënë se nuk ka pësuar lëndime të mëdha.

 

Shpërndaje në: