‘Sehiret’ prekin edhe Botërorin, shikoni se si gjyshja meksikane i ‘mallkoi’ gjermanët (Video)
Mekiska befasoi kampionen e botës duke e mposhtur me rezultat 1:0 në sfidën e parë të Grupit F
Kombëtarja e Mekisikës e mposhti Gjermanin me golin e vetëm të shënuar nga Hirving Lozano, shkruan Periskopi.
Por, gjesti i një tifozeje të vjetër të kombëtares së Meksikës, është bërë virale në internet.
Para fillimit të ndeshjes, në momentin e këndimit të himneve, ajo bën disa gjeste prej fallxhoreje në televizor.
Lojtarët e ekipit trikolor po këndonin himnin, ndërsa tifozja po i bekonte me veprimet e saj, edhe pse larg në distancë.
Kjo mund të ketë shërbyer edhe si një farë “mallkimi” për gjermanët, që nuk dolën aspak në lojën që prisnin, dhe në fund dolën të humbur nga ndeshja.




