FIFA zgjedh lojtarin e ndeshjes Belgjikë – Panama

FIFA zgjedh lojtarin e ndeshjes Belgjikë – Panama

Belgjika e mposhti pa shumë vështirësi Kombëtaren e Panamasë me rezultat bindës 3 – 0.

Në pjesën e parë, megjithëse krijuan raste, belgët nuk e shënuan asnjë gol. Por, me të filluar e dyta, Dries Mertens me një gol spektakular e bëri rezultatin 1 – 0, shkruan Periskopi.

Më pas, kishim një superasistim me të jashtmen nga Kevin De Bruyne drejt Romelu Lukakut. Lukaku e shënoi edhe golin e dytë disa minuta më vonë, për ta bërë rezultatin 3 – 0.

Lojtari i ndeshjes sipas FIFA-s ishte Romelu Lukaku.

Shpërndaje në: