Thanë se vrau burrin, mediat ngatërruan foton e kësaj gruaje të pafajshme

Thanë se vrau burrin, mediat ngatërruan foton e kësaj gruaje të pafajshme

Tronditi opinionin publik ditën e djeshme lajmi se një grua 35-vjeçare me emrin Violeta Donajka vrarë bashkëshortin e saj në mes të tregut të Milotit duke i qëlluar 3 herë me pistoletë pas një debati mes tyre.

Ngjarja u kthye në lajmin e ditës dhe vetëm pak orë më pas filloi të shpërndahej me shpejtësi në rrjete sociale foto e zonjës që shihni më poshtë e cila nuk ka asnjë lidhje me këtë lajm.

“Xing.al” është interesuar mbi zonjën në foto dhe ka mësuar se ajo jeton në Greqi e gjatë këtyre 24 orëve që foto e saj është shpërndarë nëpër portale i është shkaktuar shumë stres asaj dhe familjes së saj.

Ajo është nënë e ka fëmijë dhe ky lajm e ka shqetësuar shumë prandaj zonja në fjalë kërkon t’ua bëjë të qartë të gjitha portaleve që nuk është Violeta Donaj dhe nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Zonja u bën thirrje të gjitha portaleve ta heqin këtë foto të saj.

 

 

Shpërndaje në: