Njihuni me njeriun që notoi rreth Qabes për ta kryer haxhin 77 vjet më parë (Foto)
Ali al –Awadhi u bë i famshëm pasi ishtefilmuar duke notuar rreth Qabes gjatë vitit 1941 kur vërshime të mëdha kishin ndodhur në qytetin e shenjtë.
Fotografitë e publikuara që datojnë rreth 77 vjet më parë, tregoj al – Aëadhin duke notuar rreth Qabes ku vërshimet kishin shkaktuar deri në gjysmë metre thellësi.
Ai kishte rrëfyer se kishte shkuar në Qave me vëllain e tij dhe dy shokë kur papritmas kishin parë vendin të zhyur në ujë. Al – Aëadhi thotë se kishte vendosur ta bënte ‘tavafin’ (i njohur në fenë islame si rrotullim rreth Qabes) duke notuar sepse pa këtë rit, sipas fesë islame nuk pranohet haxhi.
Por ai nuk ishte personi i parë në botë që bëri këte, shkruan Al Arabya.
Sipas literaturës islame, ka qenë një shok i profetit Muhamed që ka bërë të njëjtën gjë. Abd Allah-AL Zubayr, ka qenë ai që ka notuar i pari në Mekë rreth Qabes./Periskopi/






