Miliarderi britanik krahason ekipin senagalez me shitësit e plazhit Marbella

Miliarderi britanik krahason ekipin senagalez me shitësit e plazhit Marbella

Lord Sugar është kritikuar për një shkrim që e ka publikuar në rrjetin e tij social Twitter. Komentet e tij drejtuar kombëtares së Senegalit po konsiderohen si “fyese dhe injorante”.

Një fotografi e syzave dhe çantave është publikuar afër fotografisë që proklamon 11-shën e kombëtares së Senegalit, i cili shkruante “I njoh disa nga këta djem nga plazhi i Marbellas. Shumë shitës të shkathtë”.

71 vjeçari Lord Sugar më vonë e ka fshirë postimin e tij.

Në një prononcim për “BBC”, ai ka thënë se komenti i tij nuk ka pasur si qëllim të fyejë askënd, transmeton Periskopi.

Por fotoja e tij ka nxitur mijëra njerëz duke e akuzuar atë si racist.

Përfaqësuesja e Senegalit që në radhët e tyre ka disa lojtarë që luajnë në premierligën angleze si Sadio Mane në Liverpool dhe Idrissa Gueye në Everton ka mposhtur në takimin e parë Poloninë me rezultat 2-1./Periskopi/  

Lord Sugar

 

 

Shpërndaje në: