Kupa e Botës| Arabia Saudite e dehur në fushë – Suarez e dënon (Video)

Kupa e Botës| Arabia Saudite e dehur në fushë – Suarez e dënon (Video)

Uruguaji po e mposht 1 me 0 Arabinë Saudite në kuadër të raundit të dytë në grupin A të Kupës së Botës, shkruan Periskopi.

Kombëtarja e udhëhequr nga Oscar Washington Tabarez ka shënuar një gol përmes një gabimi katastrofal të portierit të saj. Binin në sy edhe gabimet e tmerrshme në pasime të skuadrës së Arabisë, që drejtohet nga ish-futbollisti i mirënjohur Juan Antonio Pizzi.

Uruguaji në pjesën e parë dukej pasive, dhe vetëm priste gabimet e lojtarëve arabë. Një taktikë mjaft e thjeshtë, por mjaft e mençur. /Periskopi

Shpërndaje në: