Abazi: Zero përfitim nga Termocentrali ‘Kosova e Re’, do të ketë pasoja shkatërruese

Abazi: Zero përfitim nga Termocentrali ‘Kosova e Re’, do të ketë pasoja shkatërruese

Analisti politik, pjesë e Rokfeller Found, Haki Abazi, ka folur për nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë amerikane “Contour Global”, për ndërtimin e Termocentralit të ri “Kosova e Re” që parasheh një investim prej 1.3 miliardë eurosh për ndërtimin e këtij termocentrali  që do të prodhojë 500 megavat orë energji elektrike, raporton Periskopi.

Abazi ka thënë se janë shpenzuar shumë para në një projekt që sipas tij do të ketë pasoja 50 vjeçare në shkatërrimin e tokës dhe zhvendosje të qytetarëve.

“Janë shpenzu me miliona euro. Kosova nuk ka mujt me dal me një dokument ku shfaqet studimi për këtë Termocentral, se si do të ndikojë në tokë dhe në shëndetin e qytetarëve. Nuk ju ka konvenu një studim i tillë, sepse duan që një marrëveshje e tillë të bëhet. Qymyri është nëntokë, ndërsa toka është tokë pjellore nga e cila ushqehet krejt vendi. Veç pse ka pak linjit aty, nuk do të thotë që toka me u shkatërru”, ka thënë Abazi.

Ai ka deklaruar tutje se ky projekt është kryekput për korrupsion, e jo për interes të qytetarëve.

“Sistemi energjetik është vënë në duar të politikës. KEK’u është në duar të kushërinjëve të Thaçit. Ky sistem nuk është në duar të ekspertëve. Kjo është me vdek Kosovën financiarisht. Ka forma tjera afatgjate të qëndrueshme për furnizim me energji. Menagjimi i mirë i Termocentralit Kosova B, dhe mbyllja e Termocentralit Kosova A, e kish zgjidh situatën. Ne e kemi përmend edhe ndërtimin e transmisionit me Shqipërinë. Termocentrali Kosova e Re ka me qenë gjenerues i qymyrit edhe tymit, e pengon termocentralin e vogël, bëhet problem politik me BE’në”, ka thënë Abazi.

“Lluka e të tjerët për qita nuk guxojnë me dal me fol, se nuk kanë fakte se do të ketë përfitime. E vetmja rëndësi këtu është që nuk do të ketë më ndikim të Sami Lushtakut, e të kushërinjve të Thaçit që do të përfitojnë tendera. Asnjë përfitim tjetër nuk do të ketë. Përfitimi është zero dhe ne jemi të varur nga një termocentral që nëse ne hyjmë në BE, kanë me na thanë që duhemi me mshel”, ka thënë tutje Abazi. /Periskopi

 

 

Shpërndaje në: