Shiu i madh shkakton tollovi në Prishtinë, rrugët mbulohen nga uji (Video)
Para pak minutash, Prishtina është kapluar nga një i rrëmbyeshëm, raporton Periskopi.
Si pasojë, shumë rrugë janë mbuluar nga uji e janë krijuar kolona të gjata.
Kjo e dëshmoi edhe njëherë që rrugët e kryeqytetit nuk janë aspak ‘imune’ ndaj reshjeve të shiut, ndonëse ato nuk zgjatën as një orë.
Në disa video që i janë dërguar Periskopit, shihen qytetarë të shumtë duke pritur në stacion të autobusëve, me këmbët e mbuluara nga uji.
Ndonëse është krijuar tollovi në komunikacion, nuk është raportuar për ndonjë aksident trafiku./Periskopi



