Epike, gratë iraniane shikojnë një ndeshje futbolli për herë të parë

Epike, gratë iraniane shikojnë një ndeshje futbolli për herë të parë

Burrat dhe gratë iraniane u lejuan në një stadium futbolli të shohin së bashku një ndeshje futbolli për herë të parë në 40 vitet e fundit. Kjo ndodhi në ndeshjen, ku ekipi i tyre humbi nga Spanja me rezultat 1-0.

Gratë iraniane e kishin të ndaluar të hynin në një stadium futbolli pothuajse për 40 vite, por atyre iu lejua që të shihnin një lojë futbolli në stadiumin Azadi.

Në qershor, guvernatori i përgjithshëm i provincës së Teheranit nxori një urdhër që lejon tifozët lokalë të futbollit, duke përfshirë gratë, të shikojnë shfaqjen publike, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

Tifozët që ishin mbledhur para stadiumit refuzuan të ktheheshin në shtëpi dhe organizuan një demonstrim të improvizuar në shenjë proteste të lëvizjes së lirë.

Videoja që tregon gratë dhe fëmijët e ulur në terren pranë vendit të ngjarjes, ka alarmuar mediat sociale që nxitën ministrin e brendshëm iranian, Abdolreza Rahmani Fazli, që të ndërhyjë.

Ai urdhëroi policinë që të lejonte hyrjen e grave në stadium për të parë ekipin kombëtar.

Që prej vitit 1979 të revoliconit islamik, gratë e kishin të ndaluar të shihnin një lojë futbolli.

Në maj të vitit 2018, pesë gra iraniane e sfiduan ligjin duke hyrë në një lojë futbolli që ishin veshur si burra.

Vitin e kaluar, gratë iraniane e kishin të ndaluar të hynin në stadium për të ndjekur lojën për kualifikimet në Kupën e Botës ndërmjet Iranit dhe Sirisë, ndërsa gratë siriane kishin pasur qasje për të ndjekur ekipin e tyre./Periskopi/

Shpërndaje në: