Pse vendet islame s’po e njohin Kosovën? – Përgjigjet profesori Hoti

Pse vendet islame s’po e njohin Kosovën? – Përgjigjet profesori Hoti

Profesori i të drejtës ndërkombëtare në Departamentin e Shkencave Politike, Afrim Hoti, në një intervistë për Periskopin, ka folur për mosnjohjen e Kosovës nga disa prej vendeve islame, ndonëse përqindja e myslimanëve në vend arrin në 95.

Hoti sqaron se shtetet ndahen në dy kahje, në ato që e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ato që janë kundër.

Sipas tij, shtetet që kanë politikq antiamerikane nuk njohin Kosovën si shtet që ka përkrahjen e SHBA’së.

“Bota është e ndarë në dy kahje. Në ato që e mbështesin Pavarësinë e Kosovës dhe ato që janë kundër. Është fakt i ditur se ato që e mbështesin Pavarësinë e Kosovës janë vendet perëndimore, vallen e të cilave e udhëheqin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E mbi bazën e këtij interesi, disa vende si Federata ruse në nji, po edhe shumë shtete të tjera islamike që kanë politikë antiamerikane apo antiperëndimore, për faktin e raporteve me SHBA’në vazhdojnë të stopohen e të mbajnë pezull vendimin e tyre për njohjen e Kosovës”, ka thënë Hoti.

Tutje, ai ka deklaruar se shqetësuese është mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE’së.

“Normalisht që është negative, por nuk është shqetësuese në kuptimin e konsolidimit të sistemit politik në Kosovë dhe të statusit politik ndërkombëtar, aq sa është mungesa e njohjes nga 5shja e Bashkimit Evropian që sipas mendimit tim do t’i relaksonte raportet me BE’në në radhë të parë, dhe përfundimisht do të krijonte raport kontraktual me Kosovën, gjë që për momentin nuk e ka. Sqarimi i raporteve të Kosovës me BE’në, sjell edhe raporte relaksuese të Kosovës me Serbinë, e cila në variantin ekstrem mund ta refuzonte njohjen, por sjelljet e saja do të ishin ndërshtetërore”, ka deklaruar tutje ai./Periskopi

Shpërndaje në: