Kurti takohet me artistin e njohur, tri orë i kalojnë si tre minuta

Kurti takohet me artistin e njohur, tri orë i kalojnë si tre minuta

Albin Kurti kohëve të fundit e ka shtuar aktivitetin e tij në Facebook. Së fundi ai ka publikuar një foto me një përshkrim të takimit të tij me poetin dhe dramaturgun shqiptar që jeton dhe punon në Meksikë, Xhevdet Bajrajn, shkruan Periskopi.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje duket mjaft miqësor me Bajrajn, dhe thotë të ketë folur me të edhe për politikë dhe të ketë marrë përkrahje për politikat zhvillimore të subjektit që i takon.

“Sot pata kënaqësinë të takoj poetin, dramaturgun, e përkthyesin Xhevdet Bajraj, i cili prej dy dekadash jeton e krijon në Meksikë. Profesor i Letërsisë dhe i Shkrimit Kreativ në Universitetin Autonom të Ciudad de Méxiko, Xhevdet Bajraj është një ndër pikëtakimet më dinjitoze mes kulturës shqiptare dhe asaj meksikane, madje dhe më gjerë, asaj spanjishtfolëse. Poezitë e dramat e tij të shkruara në shqip apo spanjisht më vonë janë përkthyer në anglisht, gjermanisht, turqisht, hungarisht, sllovenisht, serbisht, dhe në gjuhën daneze e në atë polake. Me librin “Ruego albanés”, apo “Përgjërimi shqiptar”, ai fitoi në 2004 Çmimin Ndërkombëtar Goliardos për poezi. Në vitet 1993 dhe 2000 ai ka fituar çmimin për librin më të mirë me poezi nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, e në 2011 ka fituar çmimin “Katarina Josipi” për dramën më të mirë, me “Vrasja e mushkonjës”.

Nga poezia ‘Albatros’ e Charles Baudelaire te filmat e Carlos Raygadas, nga sakrifica dhe vuajtjet për çlirim te kapja e shtetit për përfitim, tri orë më kaluan si tre minuta me poetin Xhevdet Bajraj i cili nga Ciudad de México ka ardhur për pushime në Rahovecin e fëmijërisë dhe rinisë së tij.

Poet i cili kurrë nuk ka pushuar së qeni i angazhuar, zë i dhimbjes së popullit të vet, z. Xhevdet Bajraj më shprehu mbështetje në përpjekjen tonë për ta ndërtuar një politikë të re zhvillimore, edhe për artin e kulturën shqiptare.” /Periskopi

Shpërndaje në: