Kaplohet nga patriotizmi edhe kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati: Jep para për borxhin e Xhakës dhe Shaqirit (Foto)
Pas dënimit që FIFA iu dha dy futbollistëve zviceranë me origjinë shqiptare Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, kanë filluar të mblidhen para për të paguar këtë borxh nga ana e shumë shqiptarëve të ndryshëm.
Deputeti i AAK-së Gani Dreshaj madje tha që do ta paguante i vetëm gjithë atë borxh, megjithëse të dy futbollistët e dënuar marrin para të majme në klubet e tyre. Xhaka i merr 90 mijë funte në javë, ndërkohë që Shaqiri është lojtari më i paguar te Stoke City dhe i merr 65 mijë euro në javë.
Mes atyre që kanë dhuruar para, shihet edhe emri i kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati. Ai ka dhuruar 50 dollarë në këtë fushatë, edhe pse me shumë gjasë është në dijeni të pasurisë së majme të dy futbollistëve shqiptarë dhe të gjendjes së rëndë ekonomike në komunën e tij. /Periskopi



