A do të kalojë Labinot Tahiri në partinë e Kurtit, flasin nga Lëvizja Vetëvendosje
Erzen Vraniqi, zyrtar nga Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se ka pasur diskutime ndërmjet deputetit të Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahirit, për aderimin e këtij të fundit në partinë që udhëhiqet nga Albin Kurti.
Vraniqi në një reagim në profilin e tij, ka thënë se fotografia ku shihen bashkë Kurti e Tahiri është një fotografi e vjetër e realizuar në janar të vitit 2017, shkruan Periskopi.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme është raportuar për një kalim të mundshëm të Labinot Tahirit në Lëvizjen Vetëvendosje.
Reagimi i plotë i Vraniqit:
Një fotografi e Albinit me Labinot Tahirin që po qarkullon që dy ditë në facebook është e vjetër një vit e gjysmë, se daton prej 15 janarit 2017 në Reçak.
Dhe, për hir të së vërtetës, nuk ka pasur bisedë me Labinot Tahirin askush nga udhëheqja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për aderimin e tij në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.



