Maradona tregon gishtin e mesit pas kualifikimit të Argjentinës (Video)

Maradona tregon gishtin e mesit pas kualifikimit të Argjentinës (Video)

Një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve, legjenda argjentinase Diego Armando Maradona është parë në humor të luhatshëm në ndeshjen mes Argjentinës dhe Nigerisë që përfundoi gjysmë ore më parë.

Në disa momente, “El Pibe de Oro” shihej derisa dremiste në tribunën VIP, ndërsa kur kombëtarja e tij shënoi golin e dytë me anë të Rojos, ai bëri me gisht të mesit, i papërmbajtur nga gëzimi. Ky gjest i Maradonës i drejtohet kritikëve të shumtë të Argjentinës në këtë kampionat.

Diego Maradona shpërtheu në gëzim edhe kur shënoi Lionel Messi golin e parë me anë të një veprimi mjeshtëror. /Periskopi

Shpërndaje në: