Vazhdojnë kërkimet në ditën e katërt për gjetjen e Muharrem Berishës

Vazhdojnë kërkimet në ditën e katërt për gjetjen e Muharrem Berishës

Po vazhdojnë kërkimet në ditën e katërt për gjetjen e Muharrem Berishës, nga Gurbardhi i Malishevës, i cili nga data 24 qershor, është raportuar i zhdukur.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Malishevës përmes një kumtese për media, ku thuhet se gjatë ditëve të kaluara janë zhvilluar operacione të kërkimit, në të cilën kanë marrë pjesë të gjitha organet përkatëse dhe vullnetarë të shumtë, ndërsa kërkimet po vazhdojnë edhe sot nga orët e mëngjesit.

Sipas komandantit të incidentit, Halit Mazreku, drejtoria komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, me të marrë informacionin për zhdukjen e personit në fjalë, menjëherë ka aktivizuar të gjitha mekanizmat përkatës dhe po e drejton operacionin e kërkimit. Në këtë kërkim, krahas organeve kompetente komunale, të cilat janë në bashkëpunim të ngushtë me Agjencionin për Menaxhimin e Emergjencave (AME), po marrin pjesë edhe ekipet e specializuara për kërkim dhe shpëtim të FSK-së, njësitë e specializuara të policisë, përfshi edhe njësinë K9, shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtim në Malishevë dhe qindra vullnetarë.

Me këtë rast është apeluar te të gjithë banorët e zonës që të jenë bashkëpunues dhe çdo informatë të shkoj përmes vijës institucionale dhe të njoftohen organet kompetente.

Shpërndaje në: