Seks patriotik: Rrëfimi i vushtrriasit që i tha serbit se bënte seks e fëmijë në të mirë të Kosovës (Video)
Në medie po qarkullon rrëfimi i një 93 vjeçari nga komuna e Vushtrrisë, të cilën e redaktoi dhe e përcolli edhe Periskopi.
Plaku nga Vushtrria rrëfeu se është martuar tri herë, me gruan e dytë të mbytur nga “reja” ose vetëtima, dhe me 23 fëmijë. Ai tha se ishte marrë me pajtim gjaqesh, dhe se kishte kaluar në shumë sfida të ndryshme. Emri i tij është Hazir Bojku, dhe është nga fshati Druar i Vushtrrisë.
Në një pjesë të rrëfimit, vushtrriasi ka thënë se gjatë një bashkëbisedimi me një serb, i kishte thënë atij që i ka bërë 23 fëmijë që të përparonte Kosova.
“Më ka pyet serbi sa i ke, i kam thënë se i kam 23, më ka thënë çka ke dashtë më gjithë këta fëmijë, i kam thënë me përparua Kosova”, rrëfen i moshuari bisedën me një serb.” – ka thënë ai.
Ndërkohë, në javët e fundit kemi raportuar që ka një rënie të natalitetit në vendin tonë. /Periskopi



