Tifozët e Zvicrës bëjnë ‘shqiponjën’ për futbollistët shqiptarë, tërbohen serbët

Tifozët e Zvicrës bëjnë ‘shqiponjën’ për futbollistët shqiptarë, tërbohen serbët

Tifozët e Zvicrës që kanë udhëtuar në Nizhny Novgorod për ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Kosta Rikës, në shenjë solidarizimi me futbollistët e tyre kanë bërë me duar simbolin e shqiponjës, shkruajnë mediet zvicerane, përcjell B92.net.

Mediumi serb e përsërit për të satën herë faktin që Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri festuan në ndeshjen kundër Serbisë, duke e bërë me duar shqiponjën, për të treguar prejardhjen e tyre.

B92.net shton se ata u dënuan me nga 10 mijë franga, pasi përmes sportit dërguan mesazhe politike.

Mbetet të shihet si do të reagojë FIFA dhe a do të dënohet Federata e Futbollit e Zvicrës për gjestin e tifozëve të saj, vazhdon më tej mediumi serb.

Shpërndaje në: