Gjashtë muaj pasi Ronaldo u akuzua për përdhunim – çfarë ka ndodhur që nga atëherë?

Gjashtë muaj pasi Ronaldo u akuzua për përdhunim – çfarë ka ndodhur që nga atëherë?

Para gjashtë muajve, Kathryn Mayorga e akuzoi Cristiano Ronaldon se e kishte përdhunuar në orët e hershme të 13 qershorit të vitit 2009, në Las Vegas, pasi ishin takuar në një klub nate.

Mayorga, atëherë 25-vjeçare, e kishte raportuar sulmin në policinë e Las Vegasit. Ajo nuk e kishte identifikuar Ronaldon me emër sepse kishte thënë se ai ishte figurë publike dhe i frikësohej portugezit. Ajo ishte dërguar në spital dhe ishte hetuar nëse ka shenja përdhunimi.

Gjatë muajve në vazhdim, sipas avokatëve të Mayorgas, hetues privat të Ronaldos e kishte gjetur amerikanen dhe i kishin mbajtur shënim të gjitha lëvizjet e saj, përcjell Express. Ajo gjithashtu pretendon se avokatët e Ronaldos e kishin detyruar atë të nënshkruante një dokument.

Në atë dokument, Mayorga premtoi se nuk do të fliste kurrë publikisht për incidentin dhe në shkëmbim i mori 375 mijë dollarë. Këtë dokument u nënshkrua edhe nga Mayorga edhe nga Ronaldo në janar të vitit 2010.

Në vitin 2017, gazeta gjermane Der Spiegel e publikoi një artikull ku Ronaldo akuzohej për përdhunim, mirëpo emri i Mayorgas ishte lënë anonim. Shumë prej informatave të gazetës ishin siguruar nga dokumente dhe mesazhe që ishin siguruar nga Football Leaks.

Agjenti i Ronaldos i mohoi menjëherë këto lajme, mirëpo asnjëherë nuk e paditi as Der Spiegelin e as Mayorgan për shpifje.

Në shtator të vitit 2018, Der Spiegel e publikoi edhe një tjetër artikull, këtë herë duke e treguar rrëfimin e plotë të Mayogas, e cila e zbuloi edhe identitetin e vet. Në atë artikull, Maryoga shpjegon në detaje se si Ronaldo e kishte sulmuar dhe çfarë kishte ndodhur me të në vitet në vijim.

Der Spiegel i zbuloi edhe disa dokumente të këtij rasti, të cilat përfshinin deklarata të dhëna nga Ronaldo. Në këto dokumente, portugezi e kishte pranuar se kishte qenë i ashpër me Mayorgan dhe se ajo i kishte thënë jo disa herë, para se ta dhunonte.

Avokatët e Ronaldo, por edhe vetë portugezi, e kanë mohuar këtë lajm disa herë. Megjithatë, për shkak të dokumenteve të besueshme të publikuara, policia e Las Vegasit i ka rihapur hetimet për këtë rast.

Po ashtu, Mayorga e ka paditur Ronaldon. Ajo do ta paditë yllin e Juventusit jo vetëm për përdhunim, por edhe për presionin që ia kishte bërë më vonë dhe përcjelljen përmes hetuesve privat.

Kanë kaluar më shumë se pesë muaj që kur Mayorga zbuloi se do ta padisë Ronaldon dhe policia e Las Vegasit i rihapi hetimet për këtë rast. Megjithatë, asnjëra palë nuk ka dhënë asnjë lajm tjetër për këtë gjë.

Përkundër që dokumentet, ku Ronaldo e pranonte se e kishte dhunuar Mayorgan, ishin të nënshkruara nga vet portugezi, asnjë ndëshkim ligjor nuk është ndërmarrë ndaj portugezit, i cili është duke e shijuar suksesin në Serie A dhe Ligën e Kampionëve me Juventusin.

Lloji i famës që Ronaldo e ka sjell me vete edhe shumë fuqi. Ronaldo nuk është mbi ligjin, por ai e ka rrethuar veten me avokatë, hetues privatë dhe gazetarë të cilat janë 24 orë në ditë në shërbimin e tij.

Kështu që, Ronaldo po vazhdon të shënojë gola, Juventusit po vazhdon ta shijojë dominimin e futbollit në Itali. Ndërsa, Mayorga, me plagën e saj, vazhdon të presë.

Shpërndaje në: