Evra e zbulon bisedën me Ronaldon: “Do ta copëtoj Atletico Madridin”

Evra e zbulon bisedën me Ronaldon: “Do ta copëtoj Atletico Madridin”

Patrice Evra e ka zbuluar bisedën e tij private me Cristiano Ronaldo, në të cilën sulmuesi portugez kishte pohuar se Juventusi do ta shkatërronte Atletico Madridin.

Het-triku i Ronaldos e frymëzoi Juven drejt rikthimit kundër Atleticos të martën mbrëma për ta arritur çerekfinalen në Ligën e Kampionëve, dhe tani Evra sugjeron se Ronaldo e kishte parashikuar këtë para pesë ditësh.

“Prapa skenave… këto janë mesazhet që i kam shkëmbyer me Cristianon pesë ditë para rikthimit!!!”, shkroi ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit dhe Juventusit në Instagram.

“Kjo tregon vetëbesimin, zemërimin, përkushtimin nga lojtari më i mirë në botë. Duhet ta falënderoni nënën dhe babanë e tij dhe natyrisht edhe Zotin që na e kanë dhuruar një person kaq të mirë dhe një futbollist të pabesueshëm”, shtoi ai.

“Në ndeshje të mëdha me presion të madh, vëllai im gjithmonë e dëshmon veten!!! Prandaj mos jini xhelozë, se thjesht dua ta ndaj këtë dhe nëse nuk pajtoheni nuk kam çfarë t’ju bëj”, shkroi ai.

Në mesazhin e zbuluar në fotografi, Evra i thotë Ronaldos: “Vëlla, llogaris në ty për rikthim në Ligën e Kampionëve. Kurrë nuk dyshoj në ju dhe njerëzit më vrasin kur ju humbni”.

Ronaldo i përgjigjet: “E di. Do të kalojnë tutje vëlla. Do t’i shkelim në shtëpi.”

Shpërndaje në: