Çfarë shorti, përballje titanësh në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Para pak minutash në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve
Juventusi që është në kërkim të këtij trofeu që një kohë të gjatë do të përballet me Ajaxin që eliminoi Real Madridin, raporton Periskopi.
Liverpooli pati fat në short pasi do të takohet me Porton.
Ndeshja më interesante do të jetë ajo ndërmjet Barcelonës dhe Manchester Unitedit.
Manchester City i Pep Guardiolas do të përballet me Tottenham Hotspur.
Çiftet komplete:
Ajax- Juventus
Liverpool-Porto
Tottenham- Manchester City
Barcelona-Manchester United
Në gjysmëfinalen e parë do të përballen fituesit e ndeshjes Ajax-Juventus dhe Tottenham-Manchester City, ndërsa në gjysmfinalen tjetër do të takohen fituesit e ndeshjes Barcelona-Manchester United dhe Liverpool-Porto.
Finalja e madhe e këtij edicioni do të luhet më 1 qershor në stadiumin e Atletico Madridit, në ‘ëanda Metropolitano’./Periskopi/
? The quarter-final draw ?
? Most exciting tie? #UCLdraw pic.twitter.com/bpkwkVKvdH
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 15, 2019



