Kur Messi është më i rëndësishëm se gruaja, Suarezi e lë në karriget e pasme Sofian (Foto)
Leo Messi gëzon një respekt të madh nga të gjithë bashkëlojtarët e tij te Barcelona, por Luis Suarez me veprimin e tij të fundit lë të kuptohet se për të ‘Pleshti’ është edhe më i rëndësishëm se sa gruaja e tij, Sofia
Luis Suarez e ka vendosur në karriget e pasme gruan e tij, Sofian, dhe në karrigen para ka ulur shokun e skuadrës, Leo Messin, transmeton Periskopi.
Një foto është bërë virale në rrjetet sociale ku shihet Suarez në makinë së bashku me Messin, derisa prapa e ka ulur gruan e tij, Sofian, me të cilën ka tre fëmijë.
Bashkëshortja e Suarezit nuk duket edhe aq e lumtur me veprimin e ‘El Pistoleros’ dhe kjo gjë vërehet edhe në fotografi.
Kujtojmë që dyshja Messi-Suarez kanë një shoqëri fantastike dhe ishte pikërisht uruguaiani që e kishte këshilluar argjentinasin që të mos largohej nga Barça para disa viteve. /Periskopi/
Suarez made his own wife sit at the backseat just because Messi was riding along with him ?? pic.twitter.com/uLZIIlMTgH
— Footy Humour (@FootyHumour) March 15, 2019



