‘Skifterat’ tallen me Ismet Munishin, kjo është arsyeja
Skuadra e Vëllaznimit sot ka humbur në ndeshjen e zhvilluar ndaj Ramiz Sadikut, duke bërë një hap prapa për ngjitjen në Superligë, teksa aktualisht gjendet në pozitën e pestë.
Kjo humbje është cilësuar si befasia e javës, por janë tifozët e Gjilanit ata të cilët nëpërmjet një postimi në rrjetin social në Facebook janë tallur me trajnerin e skuadrës gjakovare Ismet Munishin.
‘Skifterat’ në rrjetin social Facebook kanë shkruajtur:

Kujtojmë se Munishi udhëhoqi Dritën, rivalin kryesor të ‘Skifterave’, disa sezone më parë, teksa për Periskopin kishte deklaruar se Gjilani është i vetmi ekip të cilin nuk do ta udhëhiqte kurrë. /Periskopi/



