Masakra e harruar e familjes Staka në kryeqytetin kosovar

Masakra e harruar e familjes Staka në kryeqytetin kosovar

Në historinë e trazuar të Prishtinës, shumë ngjarje të rënda kanë mbetur në hije. Pothuajse të pa shënuara nga institucionet apo historianët e kësaj kohe. Indiferent ndaj këtyre ngjarjeve kanë qenë edhe institucionet.

Këtë masakër e ka cilësuar si një prej ngjarjeve më të rënda në 100 vjeteshin e fundit në të cilën u vranë gjashtë burra të kësaj familje.
Gjithashtu, komunizmi fashist serb, ka djegur dhe rrënuar edhe kishën e tyre e cila ishte në qendër të kryeqytetit, që përmes fotografive dëshmohet të ketë qenë aty ky sot është statuja e heroit Zahir Pajaziti.

Kjo masakër ishte histori sakrifice dhe qëndrese që meriton të zë vendin e saj në ndërgjegjen kolektive.

Këta gjashtë burra të familjes Staka, sipas librit të Pirrakut, u vranë brutalisht në vitin 1944 – Stak Mark Mirdita (1869–1944), Mark Stak Mirdita (1903–1944), Luz Stak Mirdita (1912–1944), Stak Mark Staka (1923–1944), Mikel Stak Mirdita (1916–1944), Rrok Mark Staka (1925–1944).

Mizoria serbe nuk përfundoi me kaq.

Kryefamiljari, Stakë Mark Mirdita, pas torturave çnjerëzore gjatë të cilave nuk dorëzoi asnjë fjalë, u vra në mënyrë makabre duke e futur të gjallë në furrën e një serbi lokal. E dogjën për së gjalli.

Tragjedia ndodhi vetëm për një arsye – përkushtimi i Familjes Staka ndaj çështjes kombëtare shqiptare.

Në krye të kësaj familje tash është gjallë Pashk Staka, profesor dhe ish-kryetar i Partisë Nacionale Demokratike Shqiptare (PNDSH), i cili jeton dhe vepron në Prishtinë.

Megjithatë, ajo që e bën edhe më të rëndë këtë histori është paradoksi i kohës sonë. Ndërtesa ku ndodhi ky krim ende ekziston, edhe pse në gjendje të rrënuar. Përkundër kësaj, institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për ta mbrojtur apo për ta shënuar këtë vend si një pikë kujtese historike.

Në një shoqëri që synon të ndërtojë të ardhmen mbi vlerat e drejtësisë dhe kujtesës, heshtja ndaj ngjarjeve të tilla është e papranueshme.

Vendosja e një pllake përkujtimore, restaurimi i objektit apo shndërrimi i tij në një hapësirë memoriale do të ishin hapa të domosdoshëm për të nderuar viktimat dhe për të ruajtur të vërtetën historike. Sepse një komb që harron sakrificat e tij, rrezikon të humbasë edhe vetëdijen për identitetin dhe rrënjët e tij.

Shpërndaje në: