Rashica fenomenal, shënon përsëri (VIDEO)
Milot Rashica po tregohet i pandalshëm me Werder Bremenin.
Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij përballë Bayer Leverkusen.
Ky ishte goli i shtatë i Rashicës në këtë edicion të Bundesligës, ndërsa ka dhënë edhe një asist.
Forma e mirë e treguar sidomos në stinorin pranveror nga 22-vjeçari ka bërë që trajneri Kohfeldt të mos e diskutojë vendin e tij në formacion. /Periskopi/



