Ujkani opitimist: Besoj që do të kemi rezultat që do ta kënaq popullin tonë

Ujkani opitimist: Besoj që do të kemi rezultat që do ta kënaq popullin tonë

Samir Ujkani është paraqitur në konferencë për media së bashku me Milot Rashicën ku folën për dy ndeshjet e ardhshme që Kosova do t’i luajë këto ditë, fillimisht ndaj Danimarkës, ndërsa më pas kundër Bullgarisë

Kombëtarja e Kosovës më 21 mars do të përballet me Danimarkën në stadiumin Fadil Vokrri në një ndeshje të karakterit miqësor, derisa më 25 mars do të luajë me Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, raporton Periskopi.

Djelmoshat e udhëhequr nga Bernard Challandes sot përfunduan seancën stërvitore, e cila kishte filluar në orën 17:00.

Pas përfundimit të seancëc stërvitore për mediat folën dy lojtarët e Kosovës, Samir Ujkani dhe Milot Rashica.

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani beson se ‘Dardanët’ mund të tregojnë lojëra të mëdha edhe pse tani do të përballen me Kombëtare që janë të ranguar më lartë.

“Kemi pas shumë kohë që sjemi pa, kemi kalu shumë mirë këto dy ditë, tash jemi tu u përgatitë për ndeshjen me Danimarkën që është një lojë shumë e madhe dhe besoj që jemi shumë mirë duke u përgaitur,” tha fillimisht Ujkani.

Ai tutje deklaroi se janë të koncentruar maksimalisht në ndeshjen ndaj Danimarkës, dhe se pasi ta përfundojnë këtë ndeshje do të mendojnë për Bullgarinë.

“Nuk besoj se do t’i ruajmë forcat për ndeshjen me Bullgarinë sepse çdo ndeshje e ka rëndësinë e vet, ne do të luajmë ndaj Danimarkës që është një Kombëtare shumë e madhe, normalisht është lojë përgatitore, por mendojmë një herë për këtë ndeshje, ndërsa për Bullgarinë mendojmë më pas.

Kapiteni i Kosovës foli edhe për gjasat që ka Kosova në kualifikimet e EURO 2020 ku gjendët në Grupin A me Anglinë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe Çekinë.

Ujkani beson se nëse do të vazhdojë atmosfera e mirë në Kombëtare atëherë do të mund të befasojnë kundërshtarët edhe në kualifikimet për Evropian.

“Duhet të jemi realistë ne kemi shumë talentë, ekipi po rritet, besoj që mundemi me befasu, kemi fat, çdo lojtar këtu është duke u përmirësuar në klube, tash jemi duke luajtur kundër Kombëtareve më të mdhaja që janë më lartë se na, por nëse vazhdojmë me këtë pozitivitet që e kemi brenda grupit beosj që mundemi me i befasu të gjithë që me arrit një rezultat që do ta kënaqte popullin tonë,” përfundoi Ujkani. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: