Zjarrfikësit: Flakët përfshinë të gjitha katet e ndërtesës në Tiranë, shtatë të lënduar

Zjarrfikësit: Flakët përfshinë të gjitha katet e ndërtesës në Tiranë, shtatë të lënduar

Është shumë shpejt për të folur për shkaqet e zjarrit te “Farmacia 10” në Tiranë. Kështu deklaroi në një deklaratë për mediat kreu i zjarrfikësve Arben Cara, sipas të cilit zjarri tashmë është lokalizuar, por ka përfshirë të gjithë pjesën verilindore nga kati i parë deri tek i fundit.

Sipas tij ende nuk ka një bilanc të dëmeve të shkaktuara nga zjarri, teksa njoftoi se në ndihmë të zjarrfikësve të Tiranës kanë ardhur edhe nga Vora, Kamza dhe të ushtrisë, raporton A2CNNcom, transmeton Periskopi.

“Jemi angazhuar maksimalisht me të gjitha kapacitete që kemi për lokalizimin e flakëveTashmë e kemi në kontroll kemi bërë të mundur lokalizimin e zjarrit që të mos përhapet. Mbi 50 zjarrfikës nga Tirana, Vora, Kamza, zjarrfikësit e ushtrisë i kemi këtu. Ne kemi marrë lajmërimin për një zjarr në 16:02 dhe unë kam komunikuar me drejtorin e policisë dhe të emergjencave dhe po punojmë intensivisht. Nuk mund të flasim sa apartamente janë shkrumbuar, po ka përfshirë të gjithë seksionin nga verilindja nga kati i parë deri në të fundit”, tha ai. /Periskopi

Shpërndaje në: