Veseli s’e mban fjalën, nuk ia jep 500 mijë eurot e premtuara FFK-së pas suksesit të Kosovës në Ligën e Kombeve

Veseli s’e mban fjalën, nuk ia jep 500 mijë eurot e premtuara FFK-së pas suksesit të Kosovës në Ligën e Kombeve

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli të hënën vizitoi Përfaqësuesen e Kosovës në stërvitje.

“Dardanët” ishin duke zhvilluar stërvitjen e parë para ndeshjeve kundër Danimarkës e Bullgarisë, kur pranuan një vizitor të veçantë.I shoqëruar nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, Veseli dha një intervistë për mediet.

Ndër të tjerash, ai premtoi një premi prej 1 milion eurove, në rast se djelmoshat e Bernard Challandes sigurojnë pjesmarrjen në Kampionatin Evropian vitin e ardhshëm.

Kyreparlamentari Veseli, kishte bërë një premtim të tillë edhe para fillimit të Ligës së Kombeve.

Pasi Kosova fitoi Grupin 3 në Ligën D, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi kishte kërkuar nga qeveria që Kombëtares së Kosovës t’i ndahen 500 mijë euro për këtë sukses, kërkesë kjo e aprovuar nga qeveria.

Gjatë vizitës së mbrëmshme Veseli deklaroi se mjetet e premtuara më herët janë dorëzuar në FFK.

Megjithatë, sipas “Indeksonline” mjetet ende nuk janë derdhur në llogarinë e federatës.

Tashmë janë bërë katër muaj nga përfundimi i Ligës së Kombeve dhe në prag të fillimit të kualifikimeve për Euro2020, Përfaqësueses së Kosovës i premtohet edhe një hsumë e madhe.

Shpërndaje në: