E përçudshme: Në Spanjë ka lindur ideja për klonimin e Leo Messit
Është e vështirë të gjesh një fjalë të saktë për të përshkruar Lionel Messin.
Argjentinasi na mahnit çdo herë që është në fushë dhe ka topin nëpër këmbë. Rëndësia e tij do të kuptohet kur ai të lërë futbollin, ndaj në Spanjë po mendojnë një ide të çmendur, të klonojnë Mesin.
“Mund të klonohet me teknikat e kohës. Do të ishte e mundur të përfitonim një qenie njerëzore shumë të ngjashme me Mesin, një binjak. Do të ishte sikur kanë lindur në të njëjtën kohë, por njëri prej tyre ka mbetur i ngrirë për 20-30 vjet.
“Ky person mund të ketë të njëjtin potencial të Mesit, cilësitë e tij dhe përbërësit gjenetikë, por duhet theksuar se Mesi është ai që është jo vetëm për shkak të përbërësve gjenetikë, por edhe mënyrës së jetesës, edkumit të tij dhe faktorët e jashtë që kanë influencuar”, ishte përgjigjia e Arkadi Navarron, përgjegjës i Arkivit Europian të Gjenetikës.
Mirëpo, duhet theksuar se kjo gjë është e ndaluar në shkencën e sotme, për shkak se të drejtat e njeriut e ndalojnë klonimin.



