“Një ëndërr e bërë realitet” – djaloshi pa këmbë që e mahniti Shevchenkon (VIDEO)
Pa këmbë por me një ëndërr të madhe, të luaj me një futbollist të kalibrit të lartë.
Kjo ishte dëshira e Ali Turganbekov, përpara se të vizitonte kombëtaren e Ukrainës dhe të luante me legjendën e futbollit botëror, Andriy Shevchenko.
11 vjeçari, i cili ka lindur pa këmbë, ka fituar zemrat e të gjithëve teksa ka udhëtuar nga vendi i tij Kazakistani për të luajtur me ish-yllin e Milanit.
Ali vizitoi fushën stërvitore të skuadrës së Ukrainës, përpara se së bashku me Shevchenko të praktikonin aftësitë e tyre me topin.
Në llogarinë e Instagram, 11-vjeçari kazak shkruan se ishte i pushtuar nga emocionet pasi takoi Shevchenkon, i cili shënoi 175 gola për Milan gjatë një karriere shtatëvjeçare në San Siro, ku fitoi Ligën e Kampionëve më 2003 dhe në vitin 2004 “Topin e Artë”.
Ishte edhe vetë ish-sulmuesi i Chelseat, Milanit dhe Dynamo Kievit ai i cili postoi videon në rrjetet sociale, ku theksoi se si djaloshi kishte udhëtuar 4 mijë kilometra për t’u takuar me të.
The first day of training ?? began with an incredible meeting with Ali. A boy who has been born without legs overcame 4,000 kilometres from Almaty to play football with us. #champion #ali_amir_happy @FFUKRAINE pic.twitter.com/BspLEXvCyq
— Andriy Shevchenko (@jksheva7) March 19, 2019



