Shaqiri i uron fat vëllezërve zvicëranë (FOTO)

Shaqiri i uron fat vëllezërve zvicëranë (FOTO)

Zvicra do të luajë sot kundër Gjeorgjisë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020 me Xherdan Shaqirin që nuk do të ketë mundësi t’i ndihmojë Helvetikët shkaku i një lëndimi

Xherdan Shaqiri ishte grumbulluar me Zvicrën për dy ndeshjet që do t’i luajë për kualifikimet e EURO 2020, por ylli shqiptar u lëndua dhe më pas u largua nga Kombëtarja, shkruan Periskopi.

Megjithatë, Shaqa me anë të Instagramit i ka uruar fat bashkëlojtarëve të tij te Zvicra për ndeshjen e sotme ndaj Gjeorgjisë.

“Shumë fat për vëllezërit e mi sot,” shkruan 27 vjeçari në Instagram.

Ndryshe, Shaqiri nuk po kalon momente të mira te Liverpooli pasi tash e një kohë po injorohet nga Jurgen Klopp. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: