Rimeçi i shumëpritur mes Wilder – Furyt zhvillohet në këtë datë
Promoteri Bob Arum ka dhënë një datë të saktë për zhvillimin e rimeçit mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilder.
Arum thotë se shkurti i vitit 2020 do të jetë muaji kur do të zhvillohet rimeçi i shumëpritur.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë gjasë që ndeshja të zhvillohet këtë vit, duke insistuar se Fury do të jetë gati për shkurtin e vitit 2020, përcjell Periskopi.

“Shpresojmë që vitin e ardhshëm në shkurt ai do të ndeshet me Wilderin”, deklaroi Arum.
Fury, para këtij meçi, pritet të ndeshet me gjermanin e peshave të rënda, Tom Schwarz, i cili njeh 24 fitore dhe asnjë humbje.
Kujtojmë se ndeshja e parë mes Furyt dhe Wilder përfundoi me barazim, në një nga luftat më interesante në boks. /Periskopi/



