Meçi brutal i kundërshtarit të Furyt me kosovarin vitin e kaluar (VIDEO)
Të gjithë ata që po e prisnin rimeçin e Tyson Furyt me Deontay Wilderin do t’iu duhet të presin edhe më gjatë, pasi Fury tani pritet të ketë një kundërshtar tjetër më 15 qershor.
Sipas “ESPN Deportes”, agnlezi do të udhëtojë drejt Las Vegasit për t’u ndeshur me yllin gjerman, Tom Schwarz, i cili fitoi vëmendje vitin e kaluar pas një meçi me kosovarin nga Peja, Senad Gashi.
Schwarz ka një rekord 24-0, derisa 16 prej tyre i ka përfunduar me nokaute.
Vitin e kaluar, ai ishte përfshirë në një meç të jashtëzakonshëm me Gashin, i cili i shkaktoi shumë probleme Schwarzit përgjatë tërë përballjes.
Pavarësisht se dominoi meçin, Gashi e goditi me kokë Schwarzin tre herë, para se të diskualifikohej eventualisht, derisa prapë tentoi të ndeshet me kundërshtarin.
Këto veprime të Gashit nxitën përleshje në ring, ku u përfshinë edhe trajnerët e boksierëve.
Shikoni videon e mëposhtme.
? Just watched Tyson Fury’s reported next opponent Tom Schwarz vs Senad Gashi. Absolutely bizarre fight. Gashi was genuinely giving him trouble, but decided to headbutt him three times and then tried to continue fighting after being disqualified, sparking a brawl. pic.twitter.com/V4m8Np92dc
— Michael Benson (@MichaelBensonn) March 22, 2019



