Kosovë – Bullgari drejtohet nga ky gjyqtar i njohur
Kosova e nis të hënën kampanjën kualifikuese për Evropianin e vitit 2020 përballë Bullgarisë, në stadiumin mitik ‘Fadil Vokrri’.
Ndeshja me bullgarët do të zhvillohet nga ora 20:45, ndërsa interesimi për ta parë këtë ndeshje është e jashtëzakonshme pasi janë shitur të gjitha biletat.
Drejtësinë e kësaj ndeshje do ta ndajnë gjyqtarë nga Lituania, transmeton Periskopi.

Gjyqtar kryesor do të jetë Gediminas Mazeika, i cili është në listën e FIFA-së që nga viti 2008.
Ai do ta ketë ndihmën e Vytautas Simkus, Vytenis Kazlauskas dhe Manfredas Lukjancukas si i katërti. /Periskopi/



