Spanja e Italia i nisin me fitore kualifikueset e Euro 2020

Spanja e Italia i nisin me fitore kualifikueset e Euro 2020

Spanja dhe Italia kanë shënuar fitore në ndeshjen e para kualifikuese për Evropianin 2020, duke mposhtur Norvegjinë respektivisht Finlandën. 

‘Stuhia e Kuqe’ arriti fitore me vështirësi 2-1, ku Rodrigo (16′) dhe Sergio Ramos (71′) me panenka shënuan për vendasit, ndërsa King (65′) realizoi për mysafirët.

Italian mposhti Finlandën me rezultat 2-0. Barella (7′) dhe talenti M.Kean (74′) i siguruan fitoren ekipit të Mancinit.

Në anën tjetër, Bosnja & Hercegovina fitoi 2-1 ndaj Armenisë, ndërsa Greqia fitoi me rezultat 2-0 si mysafir i Lihtenshtejnit. /Periskopi/  

Shpërndaje në: