Bullgaria nuk stërvitet në ‘Fadil Vokrri’, kjo është përgjigja e Bernard Challandes

Bullgaria nuk stërvitet në ‘Fadil Vokrri’, kjo është përgjigja e Bernard Challandes

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur rreth kundërshtarit të sotëm Bullgarisë.

Këta të fundit kanë vendosur që të mos stërvisin fare në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndërsa Challandes pasi është pyetur për këtë çështje, është shprehur: ”Bullgaria s’do të stërvitet në Fadil Vokrri, pse mendoni se e kanë bërë këtë? Nuk e di është përzgjedhje e trajnerit të tyre”.

“Ndoshta nuk duan të tregojnë çfarë kanë për të ushtruar. Megjithatë, për ne kjo nuk paraqet asnjë problem”.

“Stërvitja një natë para ndeshjes ndoshta nuk është aq e rëndësishme për kundërshtarin tonë, por nuk dua të flas më shumë”, deklaroi tekniku zvicerian. /Periskopi/ 

Shpërndaje në: