Zanev: Kosova është ekip nga ish-Jugosllavia, por ne do të fitojmë

Zanev: Kosova është ekip nga ish-Jugosllavia, por ne do të fitojmë

Mbrojtësi i Bullgarisë, Petar Zanev është shprehur tejet optimist para ndeshjes me Kosovën, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020. 

Futbollisti i cili luan në ligën e dytë ruse ka deklaruar se Kosova ka lojtarë të mirë dhe është ekip që ka dalë ka ish-Jugosllave, por në fund do të triumfojnë ata.

“Jemi në gjendje të mirë, kemi mësuar nga ndeshja me Malin e Zi, kemi një ndeshje me Kosovën, ku duhet të përqendrohemi, kjo është një ekip nga ish-Jugosllavia dhe ka lojtarë të mirë, por ne do të fitojmë “, ka thënë 33-vjeçari, transmeton Periskopi.

Kosova ndeshet me Bullgarinë nesër [e hënë] nga ora 20:45, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Entuziazmi është i madh në kampin e ‘Dardanëve’ dhe besojnë shumë në fitore ndaj ekipit bullgarë. /Periskopi/

Image result for Petar Zanev bulgaria

 

 

 

 

Shpërndaje në: