Ultrasit e Bullgarisë sot vizituan këtë qytet të Kosovës (FOTO)
Kosova do ta ketë përballë Bullgarinë në ndeshjen e parë për kualifikimet e Evropianit 2020, me ndeshjen që zhvillohet nesër në orën 20:45.
Bullgaria njihet për tifozët e saj fanatik dhe ultras të vërtetë, si shumica e popujve në ballkan.
Ultrasit bullgarë kanë qëndruar sot në Prizren, aty ku janë njoftuar me bukurit që ka ky qytet.

Nuk dihet saktë numri i tifozëve bullgarë që do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ nesër.
Kujtojmë se Federata e Bullgarisë i bëri thirrje tifozëve të mos lëvizin larg qendrës së Prishtinës sepse mund të hasin në mina, të mbetura nga lufta e fundit në Kosovë. /Periskopi/



