Këto janë fanellat me të cilat luan sonte Kosova
Kosova e nis rrugëtimin e kualifikuesve për Euro 2020 sonte ndaj Bullgarisë, me ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:45.
Ndryshe ndaj Danimarkës, ‘Dardanët’ sonte do të veshin fanellat me ngjyrën e kaltërt, ajo që jemi mësuar t’i shohim gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Edhe pse u mundua se futbollistët e Kosovës do veshnin sërish fanellat e zeza, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Ndaj danezëve vendimi për t’i veshur fanellat e zeza ishte thjesht vendim teknik nga ana e drejtuesve të Kombëtares së Kosovës. /Periskopi/



