Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës për ndeshjen me Bullgarinë

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës për ndeshjen me Bullgarinë

Kosova është gati për testin e quajtur ‘Bullgari’, e vlefshme për kualifikueset e Evropianit 2020. 

‘Dardanët’ janë më euforik se kurrë, duke pasur mbështetjen dhe entuziazmin e gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës.

Ekipi i Bernard Challandes është thuajse i kompletuar, ndërsa lajmi për kthimin e Benjamin Kolollit e Hekuran Kryeziut veç sa e ka përforcuar Kombëtaren tonë, shkruan Periskopi.

Dyshja që paraqitet te Zurich munguan në ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës, megjithatë sot pritet të jenë nga minuta e parë.

Për Kolollin e Kryeziun do të ‘sakrifikohen’ Leart Paqarada dhe Besar Halimi, që ishin startues ndaj danezëve.

Më poshtë mund të shihni formacionin me të cilin pritet të zbarkojë sonte në fushë tekniku zvicerian. /Periskopi/ 

Shpërndaje në: