Para ndeshjes ‘Dardanët’ bashkohen me bullgarët dhe i ofrojnë birra (FOTO)
Kanë mbetur edhe pak momente deri në fillimin e sfidës mes Kosovës dhe Bullgarisë.
Atmosfera ka filluar të ‘nxehet’, derisa para pak momentesh ndodhi një moment interesant.
Disa tifozë të Kosovës ishin duke kënduar e festuar, teksa i bashkohen edhe disa tifozë nga Bullgaria, shkruan Periskopi.
Tifozët kosovarë fillimisht i ofrojnë disa birra në shenjë mikpritje, ndërsa mysafirët kanë vetëm fjalë të mëdha për vendin tonë.
”Kosova është vend i mirë, me njerëz të mirë. Do të jetë kënaqësi”, tha njëri nga tifozët. /Periskopi/






