Gabimi amatoresk i portierit, Shqipëria në avantazh
Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Andorës pas 21 minutave lojë.
Ishte Armando Sadiku (21′) që shfrytëzoi mjaft mirë gabimin amatoresk të porterit Gomes, i cili në tentimin për ta larguar topin dështoi.
Kujtojmë se Shqipëria ndeshjen e parë e humbi 2-0 ndaj Turqisë në Shkodër. /Periskopi/



