Pjesa e parë: Kosova dominon, por Bullgaria shënon (VIDEO)
Padyshim Kosova e ka dominuar në tërësi pjesën e parë, ani pse mysafirët shënuan nga një goditje standarde.
Djemtë e Bernard Challandes e nisën mjaft mirë takimin, kur Milot Rashica e huqi mundësinë përballë portierit Mihayilov.
Në vazhdim edhe Bersant Celina me disa driblime të bukur arriti të bënte një goditje, por portieri mysafir është në super formë dhe ndali goditjen e tij.

Në momentin më të mirë të Kosovës, Bullgaria gjeti golin pas ekzekutimit të një korneri, kur Bozhikov (39′) realizoi për 1-0.
Deri në fundin e pjesës së parë, Milot Rashica dhe Mërgim Vojvoda shpërdoruan raste të qind për qindta.
Megjithatë, duhet të besojmë deri në fund. /Periskopi/



